(VIDEO) Drake pranon se është i dashuruar me Rihanna-n

Fjalimi i Drake për të prezantuar cmimin që Rihanna fitoi në MTV VMA ishte aq prekës sa që fansat në një moment menduan se ai po i propozonte për martesë.
Rreperi 29-vjecar foli me zemër të hapur para se t’i dorëzonte asaj cmimin Michael Jackson Video Vanguard Award.
“Jam i dashuruar me të që prej moshës 22-vjecare”, ka thënë ai ndër të tjera.
“U njoha me Robyn Fenty në 2005-ën, kur ajo po xhironte një klip në një restorant që quhej Avocad, në Toronto. Kënga ishte ‘Pon de Replay’ dhe regjisor ishte  Little X. Më prezantuan tek ajo si një djalosh që vinte muzikë në një restorant teksa njerëzit darkonin. Vështirë të besosh se pas 11 vitesh ne të tre do të bashkoheshim për të sjellë këngën ‘ëork’.
Kur vjen puna tek muzika, ajo pushton klasifikimet me cdo këngë që publikon. Kur vjen puna tek performancat, mblidhen turma të tëra vetëm që të jenë në praninë e saj.
Por ajo që është më e rëndësishmja është vetë personi. Disa artistëve u duhet të luajnë një rol që të arrijnë suksesin… Ndërsa ajo ia del të bëjë atë që nuk e bën dot askush në muzikë, të jetë vetvetja. Kjo grua ka kaluar cdo garë duke qënë e njëjta vajzë nga Barbadosi, me të njëjtët miq, që flet me të njëjtin theks.
Ajo është një vajzë me të cilën jam dashuruar që kur isha 22-vjec. Ajo është mikesha ime më e mirë në të gjithë botën. Gjatë gjithë jetës time si i rritur, e kam marrë si shembull edhe pse ajo është më e vogël se unë. Ajo është një legjendë që jeton e kësaj industrie.”
Të dy madje edhe janë puthur në skenë para se Rihanna të mbante fjalimin e saj.

Advertisement