Është e ditur tashmë se çdo gjë që prek Rihanna- çorape, rroba, syze dielli dhe sigurisht, produkte kozmetike- kthehet në ar.
Tani, ajo po përdor magjinë e saj për të ringjallur një mik të vjetër nga vitet e tuaja të adoleshencës: shkëlqyesin e trupit. Mos na thoni që e keni harruar. Dhe po, po kthehet sërish nga Fenty Beauty.
Në videot e prezantimit të produktit është pikërisht Rihanna që na tregon si ta aplikojmë me anë të një furçe kabuki në mënyrën më seksi të mundshme. Nuk e besoni? Shikoni videot më poshtë. Mhmm…