Ditët e fundit të gjithë flasin për “photoshop-in” që shkoi si mos më keq në foton e postuar nga Kim.

Nëse nuk ju kujtohet, bëhet fjalë për foton e mëposhtme, ku Kim ishte gati për të marrë pjesë në marshimin e së shtunës kundër përdorimit të armëve.

Advertisement

Reagimi i saj? Për t’iu mbyllur gojën të gjithëve, pasi duket se i ka shkuar në “majë të hundës”, shpjegon se: “Po shikoj portalet dhe komentet e shumta në rrjetet sociale se paskam “dështuar në Photoshop”. Sa qesharake! Thjesht ripostova një foto në Instagram që një fans kishte postuar më parë- duke i shtuar vetëm një filter… Duket se fansi ka aplikuar efektin pas

qyrë, kjo është arsyeja pse makina duket ashtu.”, sqaron Kim.

Më pas mori kohën e saj të çmuar për të postuar edhe foton e fansit të saj, e cila shpjegon gjithçka.

“Pra, për mua e gjithë kjo është shumë për të qeshur!”, tha Kim. “Kush do e photoshop-onte një makinë të dukej ashtu? HAHA.”

Si thoni ta mbyllim këtë çështje në dosjen: ¯\_(ツ)_/¯