Vesin më të keq të Norës që pengon Robertin e justifikon shkenca

Nora Istrefi dhe Robert Berisha shpesh ndajnë me publikun shumë detaje nga jeta e tyre private.

Siç na kanë treguar ngaherë, ata të dy kanë një marrëdhënie shumë të fortë bashkë, megjithatë ka dhe gjëra që nuk i pëlqejnë shumë tek njëri-tjetri. Roberti ka zbuluar një nga veset më të këqija të Norës dhe ka thënë se shpesh kjo kthehet në një pengesë. Bëhet fjalë për vonesat në takime ose evente. Në një intervistë për “Revista Class”, Roberti ka treguar se bashkëshortja e tij nuk është aspak korrekte me oraret.

Advertisement

“Ka patur raste që e ka patur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 09:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9. Arrin, hipën në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”, -ka rrëfyer ai.

Ja çfarë thotë në fakt shkenca për këtë fenomen.

Shumica e njerëzve janë gjithmonë me vonesë duke treguar moskorrektësi dhe për këtë e gjejnë gjithmonë një justifikim. Janë të paktë njerëzit që dinë ta menaxhojnë siç duhet kohën. Të dish të menaxhosh gjërat dhe kohën është një vlerë dhe në shumicën e vendeve kjo gjë vlerësohet shumë. Moskorrektësia, sidomos në punë, është e patolerueshme. Pëtveç atyre që janë gjithmone me vonesë, moskorrektësine e justifikon edhe shkenca. Ja çfarë thotë ajo?

Vonesat nuk janë mosrespektim
Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Marrja me disa gjëra njëherësh ndikon që të humbni sensin e kohës.
Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes së disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë.
Mendoni për aktorin e kthyer në sipërmarrës, Ashton Kutcher për shembull, i cili është një producent, drejton një kompani virtuale të medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquare – ndërkohë që mbetet një nga aktorët më të suksesshëm të momentit.

Ata që vonohen janë optimistë
Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist.
Po, pikërisht kështu!
Nëse jeni një optimist, prireni të mendoni se keni më shumë kohë në duart tuaja nga sa keni realisht.

Ka kuptim, apo jo?
Ky lloj të menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti që ju bën më të suksesshëm në jetë: një studim mes agjentëve të shitjes tregon se optimistët priren të shesin 88 për qind më shumë se kolegët e tjerë.
Por ka edhe më shumë se kaq.
Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën të jetoni më gjatë.
Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t’ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion.

Personaliteti i llojit B fiton
Në vitet 1950, kërkuesit filluan t’i ndanin njerëzit në dy tipe të ndryshme personaliteti: tipi A dhe B.
Ndërsa tipi A ju bën të jeni më konkurrues dhe të padurueshëm, tipi B ju bën më të qetë dhe më kreativ.
Ndaj vonesat e shpeshta nënkuptojnë se jeni në kategorinë B.
Një studim tregon se dy tipe të ndryshme kanë një perceptim të ndryshëm të kohës: pas një minute, pjesëmarrësit në kërkim duhej të gjykonin se sa kohë kishte kaluar.

Njerëzit e tipit A hamendësuan një kohë mesatare prej 58 sekondash, ndërsa grupi B pati një perceptim mesatar të kalimit të 77 sekondave.
Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj se vonoheni. Ju e perceptoni botën më ndryshe se sa të tjerët përreth jush.
Për njerëzit e tipit B, të qenët një optimist është diçka pozitive.
Ata priren të shohin panoramën e gjerë në vend që të shpërqendrohen me detaje.
Nëse nuk arrijnë në kohë në një takim, atëherë ndoshta kjo ndodh për shkak se kanë një ide shumë kreative.
Herën tjetër që dikush do t’ju kritikojë për vonesën, referojini këtë artikull.
Është shkencë!
Situatat që do t’i kuptojnë vetëm ata që vonohen vazhdimisht
A nuk është e vërtetë se kur i shkruani “do të vij për 5 minuta” kjo nënkupton se jeni ende në divanin e shtëpisë suaj, duke menduar se çfarë do të vishni?
Jeni nga ata që vonohen vazhdimisht nëse kuptoni se miqtë tuaj kanë filluar t’ju gënjejnë për kohën duke jua lënë takimet më herët.
Për shembull, nëse duan që të jeni aty në orën 8:30, ata do t’ju thonë të shkoni në orën 8:00.
Nëse prireni t’ju ofendojë kjo gjë, por mbërrini në orën 8:30, atëherë ata kanë të drejtë.
E kuptoni që jeni nga ata që e kanë të pashmangshme vonesën nëse miqtë tuaj habiten shumë kur mbërrini në kohë në një vend të caktuar.
Dhe me idenë “në kohë” nënkuptohet se jeni 10 minuta me vonesë nga koha kur duhej të kishit mbërritur.
Dikur përfshinit justifikime për vonesën në mesazhet që u dërgonit miqve, por sot thjesht i lajmëroni se do të vonoheni.
Ju i shkruani “më fal, do të jem 30 minuta me vonesë”, duke e ditur se ata do t’ju kuptojnë më së miri.
Edhe kur dilni nga shtëpia në orar, diçka del jashtë kontrollit tuaj në mënyrë që t’ju vonojë. Ju mund të mendoni me vete se ishit shumë pranë të qenët në orar.