Kylie Jenner u bë kryefjalë e mediave rozë për shtatzëninë e më pas për lindjen.

Ajo u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Stormi, mirëpo si fansat ashtu edhe Tyga janë të bindur se vogëlushja e porsalindur nuk është e bija e Travis Scott.

Advertisement

Fillimisht faqja e njohur hollywoodlife.com bëri me dije se Tyga ka kërkuar një fotografi të Stormi-t pasi ka lexuar thashethemet online se vajza e porsalindur ngjan me djalin e tij King Cairo dhe më pas i çoi gjërat në një nivel tjetër. Një burim i afërt me familjen Kardashian-Jenner është shprehur për të njëjtën faqe se Tyga i ka kërkuar ndihmë nënës së Kylie, Kris Jenner për të bërë testin e ADN-së, sepse do të bindet plotësisht nëse Stormi është vajza e tij apo e Travis Scott.

Mirëpo Tyga nuk ndalet me kaq sepse pasi ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN-së, ka tentuar t’i çojë një dhuratë për Shën Valentin, Kylie-t. Një veprim ky që do acaronte të dyja palët, megjithatë nuk është e sigurt nëse ai e ka bërë vërtetë diçka të tillë.