Dje Shqipëria festoi Ditën e Pavarësisë dhe urimet nga personazhet e famshëm e drejtuesit politik ishin të shumta…

Megjthatë, në këtë ditë nuk mund të mungonin dhe urimet nga shqiptarët e famshëm në botë. Bebe Rexha ka qenë e para që ka festuar “28 Nëntorin” me familjen, në një festë të organizuar nga disa artistë shqiptarë në SHBA. Ajo ka publikuar disa foto gjatë përgatitjes dhe gjatë festës me babain e saj. Gjithashtu dhe disa personazhe shqiptarë si Vedat Ademi e Frederik Ndoci kanë publikuar foto me këngëtaren gjatë festës.

Advertisement

Bebe festoi, por nuk e bëri publik urimin e saj, ndërsa Rita e bën para 12 milion ndjekësve në Instagram. Nëpërmjet një videoje në “Insta Story”, ajo i ka uruar shqiptarëve ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ju dua! Respekt!”, shprehet Rita dhe pasi uroi shqiptarët është habitur se pse po shikon shqiponjën në pjesën e prapme të një furgoni.

 

Pas Ritës dhe Bebes edhe Dua Lipa ka bërë një urim për të gjithë shqiptarët, por ndryshe nga dy të parat, ajo e ka bërë në shqip.
“Urime 28 Nentori”,- shkruan ajo krahas fotos ku shihet teksa bën shqiponjën.

Urime 28 Nëntori ??✨

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 Gjithmonë këto vajza kanë ditur si të na bëjnë krenarë.