Taylor Swift thyen rekordin e Michael Jackson-it!

E cilësuar si “mbretëresha e AMAs”, Taylor Swift ka mundur të rrëmbejë plot dy çmime në eventin gjigant muzikor, saktësisht “Artistja e Dekadës” dhe “Artistja e vitit”.

Këngëtarja me famë botërore fitoi 6 çmime në “American Music Awards” duke shkuar në një total prej 26 trofesh në AMAs. Kështu, Taylor theu rekordin e Michael Jackson-it që ka siguruar në total 24 çmime në AMAs.

Advertisement

Swift gjithashtu u rrëmbeu çmimin “Artistja e vitit” këngëtarëve të mëdhenj si Drake, Ariana Grande, Halsey dhe Post Malone, duke thyer edhe vetë rekordin e saj. Ajo është e vetmja artiste që ka garantuar 6 çmime “Artisja e vitit” në AMAs.

/TopChannel/