Rita Ora dhe UNICEF mesazh për Kosovën: Mbroni veten dhe të dashurit tuaj!

Rita Ora është gjithmonë me zemër pranë Kosovës. E shqetësuar për shifrat e larta të të prekurve me COVID-19 në Kosovë ajo ka bërë një mesazh sensibilizues me UNICEF, në mënyrë që të bëjnë qytetarët më të kujdesshëm në masat anti- COVID.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale. Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndricconi me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua! ,- thotë këngëtarja e njohur në videomesazhin e saj.

Advertisement

Kujtojmë që prej kohësh Rita Ora shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF.

Burimi: Revista Living