Pas paraqitjes magjepsëse që bëri mbrëmjen e së dielës në evetin gjigand të Met Gala, “Heavenly Bodies”, Rita Ora i është rikthyer punës.
Këngëtarja shqiptare ka nisur xhirimet për klipin e ri “Girls” që do të sjellë me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charlie XCX. Rita dhe Cardi B janë të parat që po xhironin një skenë bashkë dhe këtë na e ka zbuluar Rita në disa postime të bëra në Instagram Story.
Kështu na zbuloi edhe look-un që kanë zgjedhur për në klip, me ngjyra të ndezura të së verdhës dhe porotkallisë.
Me siguri këngën “Girls” do e dëgjojmë edhe live në koncertin që do mbajë në Tiranë më 3 qershor.