Rita Ora e emocionuar për koncertin në mbrëmje, bën diçka të papritur (Foto)

Sot në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” do të mbahet koncerti i shumëpritur i Rita Orës.

Kjo është hera e dytë që këngëtarja me origjinë shqiptare do të falë sërish emocione, pas festës së Pavarësisë në vitin 2012-të  Në skenë ajo pritet të performojë hitet më të suksesshme si, “Anywhere”, “Shine Ya Light”, apo dhe këngën më të fundit “Girls”.

Nëpërmjet një postimi të bërë Twitter ajo tregon se është duke e pritur me padurim koncertin në Tiranë.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve”, ka shkruar Rita, duke i shtuar flamujt kombëtarë statusit.

Ndërkohë, në një foto të postuar para pak minutash në Instagram, ajo shfaqet me flokë të kuqe, mbase për të treguar kështu një gjest më patriotik? Gjithesi, i shkojnë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -