Para pak ditësh qarkulluan disa foto të Rihanna-s dhe Hassan Jameel nga pushimet e tyre në Meksikë ku situata u tensionua mes çiftit dhe të gjithë menduam se ribashkimi nuk i rregulloi gjërat mes tyre…
Mediat filluan të aludonin për arsyen e sherrit, por askujt nuk i kishte shkuar në mendje se Botërori ishte shkaku. Menjëherë pas lajmeve Rihanna ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon një luaneshë duke i bërtitur luanit.
“Kur ti mendon se ti di më shumë për futbollin.” -shkroi Rihanna krahas fotos, duke i sqaruar të gjithëve arsyen e sherrit.
Le të rrimë të gjithë të qetë tani… RiRi ka të drejtë!