Pas këtyre pamjeve, jemi të sigurt se Beyonce është sërish shtatzënë

Kemi folur edhe më parë (që nga fillimi i turit OTR II të çiftit Carter) se mund të bëhen prindër për herë të katërt, por të gjitha ishin aludime…

Disa foto të publikuara së fundmi nga “Daily Mail” tregojnë se thashethemet janë të vërteta dhe se Beyonce me Jay-Z janë në pritje të një fëmije.

Advertisement

36-vjeçarja shfaqet në këto foto e veshur me një fustan të gjerë, me dizajn lulesh dhe zebrash nga D&G dhe e kapur përdore me bashkëshortin, ndërsa në sy bie barku i saj i fryrë, i cili është i dukshëm edhe përtej fustanit të gjerë.

Për më tepër, gjatë një performance live, Bey është duke mbajtur barkun e saj të fryrë me dorë.

Pra Ivy Blue, Rumi dhe Sir së shpejti do të bëhen me një motër ose vëlla.