Ka disa muaj që në mediat rozë shkruajnë se Rihanna është shtatzënëdhe po pret fëmijën e parë më miliarderin Hassan Jameel.
Dyshimet filluan gjatë muajit janar në “Grammy Aëards”, ku Rihanna dukej më e mbushur se zakonisht dhe me bark të fryrë.
Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin “Mirror”, 30 -vjeçarja është shprehur se as që ka ndërmend të ketë një fëmijë, të paktën jo edhe për pak kohë. Ajo shtoi se trupi i saj ndryshon peshë brenda pak ditëve për shkak se ka një sistem tretës të çrregullt.
“Një javë jam shumë e hollë dhe vesh rroba të masave small, ndërsa ditë më vonë bëj të kundërtën, por shtatzëne nuk jam”,- ka përfunduar Rihanna ndërkohë që dy ditë më parë festoi ditëlindjen në një darkë private me familjen dhe miqtë e ngushtë.