Pas performancës së saj të mrekullueshme në Grammy Awards ku u shfaq e papërmbajtur me këngën “Wild Thoughts”, menjëherë Rihanna u bë lajmi kryesor në mediat rozë.
Në disa momente dukej pak e rrumbullakosur dhe kjo bëri që të gjithë të mendonin se RiRi është në pritje të një fëmije, mirëpo këto thashetheme u hodhën poshtë menjëherë.
Lidhur me këto lajme, nuk mund të mos fliste edhe ish i dashuri i saj Drake i cili ashtu si gjithmonë, ka shprehur sërish simpatinë e tij për Rihannën.
“Drake mendon se Rihanna dukej seksi në Grammys , jo shtatzënë. “,- është shprehur një burim, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare. Sipas fjalëve thuhet se ai mendon se ajo ishte një ndër performancat më të nxehta të Rihann-as dhe nuk e çon fare ndërmend se thashethemet për shtatzëninë të janë të vërteta.
Drake dhe Rihanna kanë qenë të lidhur për një kohë të gjatë dhe i kanë bërë shpeshherë publikisht deklarata dashurie njëri-tjetrit derisa një moment, thjesht u ndanë!