Rebelët ë familjes mbretërore dhe njëherë në probleme të mëdha

Përsëri një vendim i çiftit sussex ka shqetësuar familjen mbretërore. Në momentin që Meghan dhe Harry u larguan nga Anglia ata kanë firmosur një kontratë që për 1 vit ato do të mendohen për një rikthim dhe gjatë kësaj periudha nuk do të marrin vendime të tjera.

Duket se kjo që nuk i ka interesuar pasi ata kanë firmosur një kontratë me kompaninë Netflix sipas të cilës përfitojnë një shumë të madhe parash: 50-100 milion dollarë.

Advertisement

Gazetarja e familjes mbretërore, Katie Nicholl, foli për disa nga këto shqetësime dhe tha për “Entertainment Tonight”: “Ka disa anëtarë të oborrit mbretëror që shqetësohen se çifti do të kërkojë pagesë për të vazhduar detyrimet me mbretërinë. Përkundër kësaj, çifti ka vendosur se gjithçka që do të bëjë do të ketë tone respektuese ndaj Mbretëreshës. Por ata janë shumë të fokusuar në misionet e tyre.

Nicholl shtoi se projektet e çiftit nuk “do të jenë në stilin e Kurorës ose një seriali dokumentar mbretëror. ‘Unë jam e sigurt që Meghan dhe Harry s’do të bënin kurrë diçka për të dëmtuar mbretërinë, kështu që nëse ka dyshime në pallat, çifti po e bën të qartë se nuk ka nevojë për shqetësim'”.

“Gjithashtu,- shprehet gazetarja,- jam mjaft e sigurt se suksesi i Meghan dhe Harry është një gjë pozitive që nuk do të lërë në hije pjesën tjetër të aktiviteteve bamirëse të familjes mbretërore.”