Historia e Madonna-s në një film autobiografik

Një karrierë gati dyzetvjeçare, që ka shkuar përtej muzikës, kjo është historia e Madonna-s, të cilën ajo vetë do ta tregojë në një film autobiografik, si bashkautore dhe regjisore.

“Unë dua të flas në lidhje me këtë udhëtim të pabesueshëm, ku më ka çuar jeta si një artiste, muzikante, kërcimtare dhe qenie njerëzore, në një përpjekje për të gjetur rrugën time në këtë botë”, njoftoi ajo në rrjetet sociale.

“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika më bën të vazhdoj përpara dhe arti më mban gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe kush më mirë se unë mund t’i tregojë ato?”, shtoi mbretëresha e muzikës pop.

Vajza Materialiste hyri në skenën muzikore në vitet 1980 dhe fitoi reputacionin si mbretëresha e popit, duke u ngjitur në krye të klasifikimeve me këngë, si “Like a Virgin”, “True Blue” dhe “Like a Prayer”.

Në to, ajo theu tabutë duke folur për seksin, fenë dhe racën, duke u konsoliduar kështu si ikonë feministe.

Madonna, gjithashtu, ka punuar si aktore në filmat “Desperately Seeking Susan”, “Dick Tracy”, “A League of Their Own” dhe “Evita”.