Rihanna dhe Chris Brown janë ndarë për shkak të Drake. Thuhet se gjatë ceremonisë së Grammy Awards, Chris e ka kapur Rihanna-n teksa mesazhonte me ish të dashurin Drake. Kujtojmë se me këtë të fundit Chris ka pasur një përleshje fizike të dhunshme në klubin W.i.P në New York qershorin e shkuar. “Chris dhe Rihana u grindën për Drake. Ajo po mesazhonte, Chris e pa dhe s’i erdhi aspak mirë. Që atë natë nuk kanë folur më dhe kanë bërë gjërat e tyre. Për momentin janë të ndarë, por me siguri do të ribashkohen”,- ka thënë një burim. Çifti është fotografuar teksa largoheshin nga eventi i Grammy Awards aspak të lumtur e gjithashtu u ulën në anë të kundërta në Playhouse Nightclub të Los Angeles-it javën e shkuar.
Ç’ti themi ne këtyre? N’a duket sikur është një histori dashurie e destinuar të mbijetojë mes ndarjesh dhe ribashkimesh…