Pavarësisht thashethemeve për tensione, Kate dhe Meghan shfaqen të lumtura në festën e mbretëreshës

Ashtu si çdo vit mbretëresha Elizabeth ka hapur dyert e pallatit mbretëror për të pritur të gjithë anëtarët e familjes për festën përpara Krishtlindjes. Kjo është një lloj mundësie që mbretëresha të takojë të gjithë të afërtit e saj përpara se të shkojë në Sandrigham, vend në të cilin kalon ditët e festave vetëm me personat e familjes. Në këtë festë sigurisht që nuk mund të mungonin, Princi William me Kate Middleton dhe Princ Harry me Meghan Markle. Pavarësisht se fotografët arrinin të kapnin diçka vetëm nga xhami i makinave, dukej se Kate dhe Meghan kishin zgjedhur veshje shumë të bukura për këtë festë speciale. Middleton kishte veshur një fustan në ngjyrë rozë me një fjongo në pjesën e jakës. Ndërsa Markle kishte zgjedhur një fustan me prerje delikate. Ky është edhe takimi i parë publik mes Kate dhe Meghan, pas thashethemeve se mes tyre kanë filluar të lindin tensione. Askush nuk e di deri më tani se ç’do të ndodhë mes tyre, megjithatë në fotot e publikuara të dyja duken shumë të lumtura. /WHO/

Advertisement