Ankorohet në Sarandë ‘Perla e zezë’, jahti 200 mln euro 

Bregdeti i Sarandës është kthyer në një atraksion për turistët jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit. Në qytetin bregdetar është ndalur sot një ndër jahtet më të bukur dhe më të mëdhenj në botë, me emrin “Black Pearl”. Jahti luksoz është 106 m i gjatë dhe ka flamur islandez. Ai është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant. “Perla e Zezë” me vlerë 200 milionë dollarëve është prodhuar në vitin 2016 dhe është në pronësi të biznesmenit rus Oleg Burlakov. Jahti i dizajnuar nga dyshja ‘Alfa Nero’ dhe ‘Seven Seas’, ka 6 kabina dhe për herë të parë doli në det në Roterdam të Holandës. /Shqip/

Advertisement