Filloreta Raçi (Fifi) dhe reperja më e re, Tayna duket se kanë nisur një luftë të hapur mes tyre.
Fifi publikoi këngën e saj më të re “Habibi”, ku ndër të tjera këngëtarja reponte: “S’më bën përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.”, një diss ky kundrejt reperes kosovare Tayna.
Kjo pasi në këngën Colombiana, Tayna, e cila arriti sukses të menjëhershëm reponte: “Beli qaq i hollë dy kollana me i qit.”
Pas “diss-it” të Fifit, sigurisht nuk kishte si të mungonte kundërpërgjigjja e Tayna-s, e cila zgjodhi një ton më të butë.
“Nuk kom asni problem me asnjonën edhe kom qef femnat sa ma nalt me mbrri po tu mos e rrejt veten. Ama kur t’m’kapesh mu, duhesh mu nal me mendu dy herë. (Nuk kam asnjë problem me asnjërën edhe kam qejf që femrat të arrijnë sa më lart, por duke mos e gënjyer veten. Ama kur të më kapësh mua duhet të ndalosh të mendohesh dy herë.”
Me sa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fifit, e cila e ka thënë fjalën e saj përmes një postimi në Instastory.
“Kur t’ja nisësh motër vallen duhet me dit me e mbajt. Ose hyr në kurs të shotës dhe ndonjë gjë të mësosh. Mos gjuaj si kungja të 50 Centve, se ka mundësi që as nuk i duhet askujt çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë ti, sa follower-sa e sa koncerte. Moti i kisha bërë edhe unë, po s’kam ca me nxjerr se. Kështu që ulu me këmbë në Tokë o rrush se të ka ra fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj, se nuk është aq vështirë”. (“Vëmendje. Kur t’ia nisësh “motër” vallen duhet të dish ta mbash… ose hyr në kurs të shotes a në ndonjë vend dhe mëso. Vetëm nëse të intereson. Mos hidh kështu kunjash 50- centëshe, se ka mundësi që as nuk i duhet njeriu çfarë je duke bërë ti, sa para ke bërë, sa follower-sa e sa koncerte, do t’i kisha bërë edhe unë po s’kam ca të nxjerr. Kështu që ulu me këmbë në tokë o rrush se të ka rënë fama në kokë. Si më e madhe që jam po të këshilloj se nuk është edhe aq e vështirë.)