Pas bashkëpunimit me Capital T, Elvana Gjata “bashkon forcat” me një tjetër këngëtar të njohur shqiptar

Vetëm 1 muaj më parë, Elvana Gjata dhe Capital T lançuan bashkëpunimin e tyre me titullin “Fustani” i cili numëron sot 14 milion shikime në Youtube, çka dëshmon suksesin e këtij produkti muzikor edhe pse ne ishim të bindur që kështu do të shkonte duke qenë se Elvana dhe Kapo janë ndër më të preferuarit e tregut muzikor shqiptar.

Megjithatë duket se këngëtarja nuk do ta lërë me kaq këtë verë. U desh një postim i njëjtë në mesnatë nga Elvana dhe Ardian Bujupi në Instastory që të kuptonim se dyshja kanë vendosur të vijnë për herë të parë në një duet.

Advertisement

Vlen të theksojmë se Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj me këngën “Çika Çika” arritën plot 88 milionë klikime në Yotube duke u renditur në një nga hitet absolute të verës që lamë pas.

Të shohim nëse dueti Elvana & Ardian do ta thyejë këtë rekord!

/News31.al/