Këngëtarja e famshme zgjodhi Italinë për t’u martuar (FOTO)

Pas tetë vjet në lidhje, këngëtarja e njohur është martuar dhe ka zgjedhur një vend romantik për këtë ditë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për Leona Lewis e cila është martuar me të dashurin e saj Denis Jauch.

Advertisement

Këngëtarja 34 vjeçare dhe koreografi 30 vjeçar, u kurorëzuan të shtunë gjatë një ceremonie romantike në Itali.

Gjatë dasmës, Leona ndërroi tri fustane, një për ceremoni, një për pritjen dhe një për festën më pas, sipas Hello.

Në këtë dasmë morën pjesë 180 persona.

“Ne jemi shumë të gatshëm. Dennis është personi më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”, pati thënë Leona në një intervistë kohë më parë për Hello.

/Prive.al/