Pas lajmit të përhapur nga CNN se Oprah Winfrey po mendon seriozisht kandidimin përballë Donald Trump në zgjedhje presidenciale të 2020, emra të mëdhenj të artit amerikan e kanë nxitur yllin e televizionit që ta bëjë këtë.

E para është Lady Gaga, një kundërshtare e ashpër e Donald Trump, e cila ka reaguar menjëherë pasi dëgjoi fjalimin frymëzues të Oprah-s në natën e “Golden Globes”.

Advertisement

“Oprah për Presidente! Ajo e ka votën time!”,- shkruan këngëtarja e famshme në profilin e saj në Twitter ku ndiqet nga më shumë se 7 milionë persona.

Në ceremoninë e “Golden Globes”, Oprah ndezi edhe më shumë zërat për një kandidim të mundshëm të saj në vitin 2020. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Donald Trump.
“Nuk besoj se do të kandidojë, por nëse e bën, unë do ta mposht!”,- ishte komenti i tij i shkurtër.

Gara e demokratëve për presidentin nuk do të nisë zyrtarisht deri pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të këtij viti, por shumë kandidatë të mundshëm janë ravijëzuar për këtë pozicion, e madje edhe kanë nisur punën.

“Winfrey president” ishte togfjalëshi dominues në rrjetet sociale, pasi ajo mori çmimin “Cecil B DeMille” në “Golden Globes” dhe “Oprah për Presidente” ishte një histori kryesore në emisionet e mëngjesit në televizione.

Shtylla e fjalimit të saj në “Golden Globes” ishte lëvizja “#MeToo”, por mesazhi i saj plot shpresë, “Një ditë e re po agon”, mund të jetë perceptuar nga shumëkush edhe si një ftesë për fushatë. Siç kanë nënvizuar disa strategë politikë, vitin e shkuar, fama dhe pasuria e saj mund ta bëjnë Winfrey një kandidate të shkëlqyer të Partisë Demokratike.

Por ka edhe dyshime po ashtu. A do të zgjidhnin amerikanët një yll televizioni për presidente…dy herë radhazi? Për momentin ka vetëm zëra, por fansat e saj dëshmuan se duan që gjithçka të bëhet realitet në Twitter dhe Facebook, pas fjalimit në “Golden Globes”.

Edhe vet partneri i hershëm i saj, Stedman Graham tha se kandidimi është një mundësi. “Është në dorë të njerëzve, por ajo absolutisht do ta bënte këtë”.

Fjalimi i plotë i Oprah-s: