Jeni gati të kthehni pas në vitet ’90?

Ashtu siç vetë Elvana bëri të ditur, klipi muzikor i këngës “Off Guard” do të publikohej ditën e sotme dhe më në fund mbërriti. Kënga është realizuar në bashkëpunim me reperin e famshëm Ty Dolla $ign, producentët e së cilës janë The Audibles dhe Poo Bear (po ata që kanë realizuar hitet e albumit “Purpose” nga Justin Bieber”.

Advertisement

Siç është shprehur dhe vetë Poo Bear: “Elvana është një ndër artistet më të talentuara që kam pasur fatin të punoj në gjithë karrierën time”. E duke dëgjuar këngën më të fundit, i japim plotësisht të drejtë…

Le të ndalemi pak tek “Off Guard”. Sapo e dëgjon, melodia dhe vokali i ëmbël i Elvanës sjellin padyshim atmosferën e ditëve të nxehta të verës…

Klipi nga ana tjetër, me regji të Ethan Lader na kthen pas në vitet më të bukura, atyre ’90, duke kombinuar plazhin, veshjet dhe stilin e jetesës (ju kujtohet kur vajzat dhe djemtë sfidonin njëri-tjetrin?).

Çfarë mund të themi tjetër? Ky padyshim që është një bashkëpunim mjaft i suksesshëm dhe shumë shpejt kënga më e bukur e verës!