Viti 2018 (si çdo vit tjetër) ka pasur deri më tani histori të reja dashurie, martesa të fshehta si Amy Schumer dhe Chris Fischer, apo Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, çifte të reja si Dakota Johnson dhe Chris Martin, dhe Laura Dern dhe Baron Davis, por për fat të keq, (si çdo vit tjetër) ky vit gjithashtu ka qenë edhe fundi i disa prej historive të dashurisë në Hollywood.

Ja ndarjet më të bujshme deri më tani:

Advertisement

JUSTIN THEROUX DHE JENNIFER ANISTON

Në shkurt, pas gjashtë vjetësh së bashku, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux zbuluan se kishin ndërprerë lidhjen e tyre që në fund të vitit të kaluar.

ZAYN MALIK DHE GIGI HADID

Këngëtari dhe modelja i dhanë fund lidhjes së tyre në Mars të këtij viti dhe këtë e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale vetë ata.

LENA DUNHAM DHE JACK ANTONOFF

Producenti muzikor dhe regjisorja si dhe krijuesja e serialt “Girls” i dhanë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare në fillim të janarit.

SARAH SILVERMAN AND MICHAEL SHEEN

Sarah Silverman deklaroi se ajo do të ndahej me të dashurin Michael Sheen, me arsyetimin, “Ne jetojmë vetëm në vende të ndryshme dhe kjo u bë e vështirë”.

NAS DHE NICKI MINAJ

Megjithëse kurrë nuk e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, u raportua se reperët ishin ndarë gjatë dimrit pas shtatë muajsh së bashku.

JIM BELUSHI DHE JENNIFER SLOAN

Bashkëshortja e Jim Belushit, Jennifer Sloan, dorëzoi dokumentat për hapjen e procedurave të divorcit pas thuajse 20 vitesh martesë me aktorin shqiptar.
Sipas burimeve, Jennifer dorëzoi dokumentat ditën e 36 vjetorit të vdekjes së vëllait të Jim, John Belushit. John Belushi vdiq nga një mbidozë droge më 5 mars 1982.

TIFFANY TRUMP AND ROSS MECHANIC

Pas dy vjetësh dhe shumë shfaqjeve të modës, Tiffany Trump dhe Ross Mechanic u ndanë zyrtarisht në fillim të vitit 2018.

CHANNING TATUM DHE JENNA DEWAN

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmit Step Up dhe pas 7 vitesh martesë i dhanë fund historisë së tyre duke e bërë të ditur vetëm këtë muaj.

DANNY AMENDOLA DHE OLIVIA CULPO

Pas lidhjes së famshme me Nick Jonas, Olivia Culpo nisi lidhjen me Danny Amendola, por  çifti konfirmoi ndarjen në Super Bowl.

RUTH NEGGA DHE DOMINIC COOPER

Çifti i “The Preacher” bashkëjetoi në heshtje për tetë vjet përpara se të ndahej këtë muaj – vetëm në kohë kur njerëzit e kuptuan se ata ishin një çift…

USHER AND GRACE MIGUEL

“Pas shumë mendimeve dhe konsideratave, ne kemi vendosur reciprokisht të ndahemi.” Usher dhe gruaja e tij Grace Miguel deklaruan se do të divorcoheshin në mars pas dy vitesh martesë.