Sukseset e Dua Lipës sa vijnë dhe shtohen…

Çdo këngë e saj bëhet hit i padiskutueshëm, por kënga “New Rules” ka kaluar çdo parashikim të këngëtares. Përpos çmimeve të ndryshme, “New Rules” ka arritur të kap 1 miliardë klikime ne Youtube, duke e cilësuar Duan si artisten më të re në moshë që ka arritur këtë shifër klikimesh. Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja nëpërmjet një fotografie në Instagram kur ishte e vogël dhe në duar po mbante një telefon.

Advertisement

“Kam kapur telefonin dhe kuptova se jam artistja më e re femër që kapi 1 miliard shikime në një video muzikore #newrules WHAAAAA!!”,- ka shkruar Dua.

Kujtojmë se kënga “New Rules” u publikua në muajin korrik të vitit të kaluar dhe është kënga më e suksesshme e Dua Lipës deri më tani.