NEW MUSIC | Tayna x Mozzik – “Edhe ti”

Tayna dhe Mozzik bënë me dije fansat se bashkëpunimi i tyre i parë ishte gati. Ndonëse vendosën që data e publikimit të ishte 28 janari, kënga qarkulloi ditën e djeshme në rrjet nga burime jo zyrtare.

Kaq mjaftoi që projekti të lançohej më parë, pikërisht sot në orën 12:00. Komentet e fansave kanë qenë të menjëhershme, ndërsa deri më tani kënga është pritur shumë mirë nga ndjekësit. “Edhe ti”, mban titullin bashkëpunimi i Tayna-s dhe Mozzik, që momentalisht janë dy nga emrat më të njohur të showbizit.

Advertisement

Çka vihet re, është atmosfera e videos e përshtatur më së miri me tekstin. Dy këngëtarët kanë vendosur që projektit t’i japin rëndësinë e duhur, duke e realizuar kështu klipin në Moskë.

Tashmë, mbetet vetëm që Tayna dhe Mozzik të numërojnë klikimet, që me siguri do të arrijnë shumë shpejtë shifrën 1 milion, nisur nga ecuria e hiteve të mëparshme të dy reperëve.

/News31.al/