Foto/ Harry dhe Meghan nisin jetën e pavarur në Kanada

Dukesha Meghan Markle ka nisur të shijojë jetën e re jashtë familjes mbretërore. Ajo është fotografuar në Kanada shumë larg veshjeve prej dukeshe që të gjithë ishin mësuar ta shihnin.

E veshur me streçe, kambale dhe me kapuç, Meghan është shfaqur e buzëqeshur teksa mbante vogëlushin e saj Archie dhe shëtiste dy qentë. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës Meghanit dhe Archiet i është bashkuar edhe Princ Harry, i cili ndodhej në Britani.

Advertisement

Ai u fotografua në aeroport i veshur gjithashtu sportiv. Duket se tashmë ata janë gati për të nisur jetën e tyre të pavarur nga Mbretëria pasi hoqën dorë nga titujt dhe nga fondet publike.

/Opinion.al/