Pas publikimit të shumë shumë copëzave slow motion apo foto nga klipi nëpër rrjetet sociale, më në fund është publikuar kënga LOVE ME nga Elvana Gjata. Artistja këtë herë vjen në një bashkëpunim të freskët me Brunon, një zë i ri por shumë premtues nga familja THREEDOTS. Ashtu sickurse pritej kënga LOVE ME është shumë verore dhe e ëmbël. Teksti ka në qendër një çift të dashuruarish që shkëmbejnë deklarata dashurie me njëri-tjetrin. E kush është ai çift që nuk i ka përdorur fjalët e tekstit të paktën një herë në historinë vetjake?

LOVE ME vjen me një klip të thjeshtë, por shumë të dashur për shkak të protagonistëve dhe mënyrës së xhirimit. Edhe vizualisht të gjithë e gjejmë veten  në të pasi çdo ditë jetojmë me celularë nëpër duar duke bërë foto video :).

Advertisement

E ndjejmë që tani që kënga do të jetë njē nga hitet e padiskutueshme të Verë 2015 si dhe do të fillojnë të bëhen shumë publikime videosh me hashtagun #LoveMeLoveMe.

Shikim të këndshëm.