Në punë për albumin e ri

Adele po punon për albumin e ri. Artistja është duke bashkëpunuar me producentët James Ford dhe Kid Harpoon për pasuesin e super të suksesshmit 21. Disa nga artistët që kanë punuar më parë me këta producentë janë edhe Florence + the Machine, Jessie Ware, Klaxons dhe Arctic Monkeys. “Adele do që të lëvizë me kohën ndaj po përpiqet që t’a bëjë këtë album të ri të tingëllojë sa më mprehtë të jetë e mundur. Ajo është e bindur se skuadra me të cilën ka zgjedhur të punojë do t’a ndihmojë të ketë një album po aq të suksesshëm sa dy të parët. Nuk është një detyrë e lehtë pasi bota po pret dëshpërimisht të dëgjojë albumin e ri të Adele”,- ka thënë një burim.

Ndërkohë mësohet se artistja do t’a realizojë fustanin e dasmës tek Jenny Packham, stilistja e preferuar e Kate Middleton. “Adele e ka shumë për zemër Jenny-n dhe dëshiron që fustanin e dasmës t’a realizojë ajo. Është duke planifikuar një ceremoni në fund të verës apo fillim të vjeshtës”,- ka thënë po i njëjti burim. Për të gjithë ju që nuk e njihni këtë stiliste por njihni ADELE, mund t’ju themi se fustani që artistja veshi në ceremoninë e çmimeve OSCAR të këtij viti ishte një krijim i Packham.

Advertisement