Telashe në klub

Sipas raportimeve të tabloidit amerikan National Enquirer Demi Moore është futur në telashe në një nga klubet ekskluzive të Hollywood-it. Arsyeja? Ajo kish nisur të fotografonte manjatin e muzikës Russell Simmons. Menjëherë i është afruar menaxheri i klubit dhe i ka thënë aktores se ishte duke thyer rregullat dhe se do t’a nxirrnin jashtë nëse nuk ndalonte në moment atë që ishte duke bërë: “Më vjen keq Demi por kemi një rregull strikt sipas të cilit nuk lejohen aparatet dhe kamerat”. Demi nuk ka debatuar, thjesht futi telefonin ne çantë dhe u përpoq të kënaqej në pjesën tjetër të mbrëmjes.

Advertisement