Metallica po bëjnë më të mirën që të argëtojnë fansat e tyre gjatë kësaj periudhe pandemie. Të premten (1 Maj) anëtarët e bandës James Hetfield, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo kanë shpërndarë një video nga shtëpitë respektive duke performuar një version të thjeshtëzuar të hitit të tyre të vitit 1988 “Blackened”.
“Ja diçka që kemi gatuar këto ditë për ju. Urojmë të jeni të gjithë mirë. Patshi një fundjavë të bukur” kanë shkruar Metallica.