Meghan vesh versionin e zi të fustanit së martesës në 100-vjetorin e Forcave Ajrore Mbretërore

Ndërkohë që mbi pallatin mbretëror fluturuan 100 avionë, që kanë përfaqësuar Forcat Ajrore në vite, e gjithashtu mjetet të tjera fluturuese, sytë na ngelen tek fustani i Dukeshës Meghan.

Advertisement

Mbretëresha Elisabeth II dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ndoqën spektaklin ku ishin përfshirë avionë modernë si “F35”, hera e parë që shfaqen në publik, apo legjendarët “Spitfire” nga Lufta e Dytë Botërore.

Le t’i kthehemi fustanit: I tëri i zi, me një prerje tipike për fustane princeshash, të gjithëve iu krijua ideja se e kishin parë edhe herë tjetër veshjen e saj. Në fakt, nuk e keni parë tjetërkund, thjesht ngjason me fustanin që Meghan mbante veshur ditën e saj të dasmës.

Pjesa e sipërme ishte identike, e ndërsa në fund fustani i zi i krijuar nga Dior vinte paksa më voluminoz dhe më i shkurtër se i bardhi.