Lista e arsyeve përse Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra-tjetrën

Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë një analizë të detajuar mbi konfliktin disavjeçar të dy artisteve me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita dhe Dua kanë jetuar të dyja në Londër dhe për më tepër kanë ndjekur të dyja të njejtin gjimnaz, që do të thotë se vijnë pothuajse nga i njejti rreth shoqëror. Familjarët e këngëtareve duket se nuk e përfillin rivalitetin mes vajzave duke ruajtur kështu një raport të mirë me njëri- tjetrin.

Advertisement

Burime për “The Sun” kanë zbuluar se ka pasur një grindje sekrete mes tyre së fundmi, pasi Dua zuri vendin e Rita Orës si imazhi i Adidas.

Për më tepër “The sun” shkruan se në fillimet e karrierës si këngëtare Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industri, dyshohet se u anashkalua nga motra e Rita, Elena, e cila punon për një kompani të menaxhimit të muzikës, nga frika e vjedhjes së kurorës së Rita.

Gjithashtu bashkëpunimi i fundit i Duas me ish-in e Ritës, Calvin Harris mund të ketë tensionuar edhe më shumë situatën, sa vajzat shpesh shmangin njëra-tjetrën nëpër eventet muzikore.


Duhet thënë se Rita me kohë i ka bërë vend vetes në botën e njerëzve të famshëm dhe të njejtën gjë së fundmi ka bërë edhe Dua. Ama duke patur parasysh ecurinë këngëtares 23- vjeçare vitin e fundit vlen të themi se Rita ka mjaftueshëm arsye për t’u shqetësuar nga suksesi i rivales së saj.