Reperi Ledri Vula ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Masterchef Junior Albania” ku ka surprizuar dhe argëtuar konkurrentët e vegjël.

Në panelin e jurisë është dhe Xheraldina Vula, nëna e reperit. Që kur morën vesh këtë fakt, të gjithë konkurrentët e vegjël e kërkonin reperin që prej episodit të parë dhe dëshira e tyre u realizua.

Advertisement

Dikush nuk mbajti dot lotët nga gëzimi, dikush tha se Ledri është më i gjatë në realitet sesa në YouTube, dikujt iu duk vetja e rëndësishme. Në vajze tjetër iu mor fryma dhe u mek, e kështu me radhë…

Ndërsa Ledri tha dy fjalë për emisionin dhe fansat e tij:

“Ndihem shumë i lumtur, krejt ndjenjë tjetër. Sa herë shoh emisionin më vjen të ha, aq bukur, aq shijshëm gatuani. Më vjen të hyj në televizor.”

Ledri ishte gjithashtu ai që vendosi se  çfarë do të kishte kutia misterioze, me ushqimet e të cilave konkurrentët gatuajnë një recetë që duan.

Gjithashtu këngëtari u solli fëmijëve bluza dhe fotografi me fytyrën e tij dhe u firmosi autografë.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë: