Pas “Imagjino” në bashkëpunim me DJ Sardi, radhën e ka… “Ping Pong”!

Kështu do të quhet projekti i ri i kantautorit Alban Skënderaj në bashkëpunim me reperin e famshëm kosovar (një ndër më të mirët) MC Kresha.

Advertisement

Titulli i këngës do të jetë “Ping Pong” dhe të lë të kuptosh se me shumë gjasa do të jetë një këngë ritmike enkas për stinën e vërës.

Datën e publikimit nuk e dimë ende, por mezi po e presim!

 Ndërkohë le të shijojmë edhe njëherë “Imagjino”.