3 vite krah Tygas, Kylie dukej aq e lumtur, prandaj të gjithë u habitën kur mësuan ndarjen e tyre.

Vetëm një muaj pas ndarjes 20 vjeçarja nisi të frekuentohej me Travis Scott me të cilin pret të bëhet mama për herë të parë. Por ende pa sjellë në jetë fëmijën, e vogla e familjes Jenner është bërë pishman për babain e fëmijës sepse do të donte ta kishte me ish- in.

Advertisement

“Kylie është duke pyetur veten në mos gaboi me zgjedhjen e bërë. Travis nuk është fare prezent në jetën e saj dhe kjo po e bën Kylie- n të pendohet. Asaj i mungon shume Tyga. Ai kujdesej përherë për të dhe ishin gjithë kohës bashkë. Po mendon seriozisht se babai i fëmijës duhet të kishte qenë Tyga dhe jo Travis. Ata kanë dy muaj që si kanë thënë ende njëri- tjetrit përballë: Të dua! Kur ishte me Tyga-n të paktën e dinte se kishte dikë që e donte shumë, edhe pse ziheshin. Plus Tyga është shumë i kujdesshëm me djalin e tij, King Cairo, çka e bën Kylie- n të mendojë se nuk duhej të ishte ndarë me të.”,- tha një burim i afërt me të për “Hollywood Life”.