Një tjetër arritje e sopranos shqiptare, Ermonela Jaho, në arenën ndërkombëtare të muzikës klasike.

Ermonela është nominuar në “International Opera Awards 2018” si këngëtarja më e mirë femër. Vetë sopranoja ka bërë publik lajmin, duke u shprehur entuziaste mbi nominimin në këtë kompeticion që mund të cilësohet si “Oskar” i muzikës klasike.

Advertisement

“Ndihem shumë e nderuar për nominimin në “International Opera Awards 2018”, ka shkruar Jaho.

Këngëtaret femra të nominuara

Malin Byström
Carmen Giannattasio
Barbara Hannigan
Hui He
Ermonela Jaho
Eva-Maria Westbroek

Fituesit e “International Opera Awards 2018” do të shpallen në ceremoninë që zhvillohet me datë 9 prill.