Mbrëmjen e djeshme është mbajtuar eventi “Brit Awards 2018” dhe pjesmarrja e dy këngëtareve nga Kosova ështe pritur me shumë kuriozitet nga publiku, për shkak të fjalëve se marrëdhënia e tyre nuk është shumë e mirë.

Pas koncertit të Rita Orës në Kosovë, Dua Lipa publikoi një foto ironizuese të veshjes së saj, ndërsa kur Rita u pyet nëse do të bënte një bashkëpunim me Duan, nuk u përgjigj, duke anashkaluar pyetjen. Në këtë mënyrë të gjithë mediat e morën të mirqenë se dy këngëtaret nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën.

Advertisement

Megjithatë jo gjithçka është ashtu si duket…

Ishte pikërisht, babai i Duas, Dukagjin Lipa, i cili ka dëshmuar të kundërtën. Ai ka pustuar në InstaStory video gjatë performancës së Ritës me “Your Song”, duke treguar që që e përkrah këngëtaren me prejardhje kosovare dhe se raportet me të janë shumë të mira.

Ndërsa, Dua Lipa mbrëmë rrëmbeu dy çmime kryesore atë të “Artistet më të mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”.