Mbrëmja e madhe po afron dhe tashmë janë konfirmuar si performues disa prej emrave më të njohur të botës së muzikës.
Fituesja e 10 cmimeve Grammy, Adele, me shumë gjasa do të performojë këngën e saj të publikuar së fundmi “When We Were Young”.
Rihanna, gjithashtu ka konfirmuar se do të performojë në këtë mbrëmje.
Lady Gaga do të bëjë një tribut 7 minutësh për këngëtarin e ndjerë David Bowie, ndërsa Chris Stapleton, Gary Clark Jr. dhe Bonnie Raitt një tribut për B.B. King.
Gjithashtu në skenë do të ngjiten Diplo, Skrillex dhe Justin Bieber.
Më herët gjatë Janarit është konfirmuar se do të këndojnë edhe The Weeknd dhe Kendrick Lamar.
Performues të tjerë do të jenë Pitbull, Travis Barker, Robin Thicke, The Hollywood Vampires, James Bay, Andra Day, Ellie Goulding, Sam Hunt, Tori Kelly, Little Big Town, Carrie Underwood.
Mbrëmja do të zhvillohet më 15 Shkurt.