Krejt papritur Eminem nxorri një album të ri, kush e frymëzoi

Eminem ka surprizuar të gjithë fansat kur pa kurrfarë paralajmërimi njoftoi se ka gati albumin e tij të ri, i cili është i frymëzuar dhe shërben si një homazh për Alfred Hitchcock, regjisorin dhe producentin, i cili është konsideruar si një nga kineastët më me ndikim në histori.

Albumi i Eminemit ka po të njëjtin titull me albumin e parë dhe të vetëm të Hitchcock më 1958, të titulluar “Music to be Murdered by”. Edhe kopertina është gjithashtu një referencë e albumit të tij pasi ashtu si Hitchcock, edhe Eminem pozon me një sëpatë në njërën atë të kokës dhe pistoletë nga ana tjetër.

Advertisement

Sikur kjo të mos mjaftonte të dy albumet përfundojnë me frazat:

“Nëse nuk jeni vrarë, vetëm mund t’ju uroj fat herën tjetër/ Nëse jeni vrarë, natën e mirë, kudo që të jeni.”

Në të ka bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, Royce Da 5’9 “, Black ThoughtKXNG Crooke, e të tjerë artistë.

/Opinion.al/