Rita Ora mban premtimin! Momenti emocionues kur të prekurit nga tërmeti shohin shtëpinë e tyre të re

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora premtoi se do rindërtonte shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Rita zgjodhi familjen Sala për t’ju rindërtuar shtëpinë e duket se kjo gjë u bë në kohë rekord.

Advertisement

Ishte kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ai i cili postoi videon ku tregon shtëpinë e përfunduar pas 2 muajsh nga tërmeti shkatërrues edhe momentin emocionues kur pjestarët e familjes hyjnë brenda.

Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga zemra  Rita”, shkruan Erion Veliaj.

/News31.al/