Leonardo DiCaprio, Kim Kardashian, Katy Perry, Naomi Campbell, Jamie Foxx, Ashton Kutcher, Jennifer Lawrence, Michael B. Jordan, Sacha Baron Cohen, Naomi Campbell dhe shumë persona të tjerë të famshëm, do të bllokojnë Instagramin dhe Facebookun për 24 orë.
Vendimi i tyre vjen si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e dezinfirmomimit dhe propagandës në platformat e mediave sociale, dhe ka për qëllim që të detyrojë Facebook, i cili ka në pronësi Instagramin, që të mos lejojë më gjuhën e urrejtjes në “emër të drejtësisë”.
Fushtata, Stop Hate for Profit, kërkon që Facebook të bllokojë grupet që promovojnë dhunën, grupet ku shfaqet epërsia e një race ndaj një tjetre, teoritë konspirative, përmbajtjet me gjuhë urrejtje, informacionet e pavërteta etj.
Ajo nuk vlen vetëm për personazhet e njohur, por kushdo mund ta shpërndajë si postim dhe më pas të “ngrijë” llogarinë në Instagram për 24 orë. Deri tani, më shumë se 200 milionë llogari e kanë shpërndarë nëpër platformat e tyre.
Kardashian, e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që iu bashkua fushatës.
“Dezinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë”, tha Kardashian në Instagram, më 15 Shtator.
“Unë nuk mund të hesht ndërsa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi – krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të ndarë Amerikën”, shtoi ajo.
Facebook, që ka 2.7 miliardë përdorues në të gjithë botën, është vënë nën presion nga aktivistë, qeveri dhe kompani që reklamojnë në platformat e saj për ndërmarrjen e masave më të ashpra për të bllokuar promovimin e diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës.