Një film që bën bashkë Jennifer Lopez dhe Malumën

Jennifer Lopez, jo vetëm që do të festojë Ditën e Shën Valentinit me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, por edhe publikimin e komedisë së saj të re romantike, filmi “Marry Me”.

Filmi do të ketë një kast interesant me J Lo, këngëtarin Maluma dhe Owen Wilson.

Për çfarë flet filmi?

“Bëhet fjalë për një yll pop-i që përfundon duke u martuar me një fans të rastësishëm nga audienca”, u shpreh Lopez në fillim të këtij viti në The Tonight ShoW me Jimmy Fallon.

Ajo vazhdon:

“Ajo martohet martohet me një mësues matematike nga audienca, i cili luhet nga Owen Wilson.”

Po Maluma ku hyn këtu?

Edhe Maluma ka një rol protagonist, si dashuria e Jennifer Lopez, përpara se ajo të martohej me fansin nga salla.

“Unë bëra një album bashkë me këtë film, kështu që të gjitha këngët e përdorura do të jenë të reja, do të ketë muzikë të re me të, për mua është shumë emocionuese”, shtoi ajo.

Mësohet se Jennifer Lopez do të ketë 6 deri në 8 këngë të reja, ndërsa Maluma 2 ose 3.

“Marry Me”, do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, 2021.