Kim Kardashian betohet se nuk do të mburret më për pasuritë e saj

Kim Kardashian është betuar se nuk do të tregojë më pasuritë e saj në rrejete sociale pas tmerrit që përjetoi në Paris.
35-vjecarja u grabit në apartamentin ku po qëndronte në Paris nga pesë meshkuj të armatosur dhe të maskuar. Sipas raportimeve ata i vodhën unazën e saj 20 karatëshe që kushtonte 4 milionë euro si dhe një kuti mbushur me bizhuteri të tjera me vlerë 6 milionë euro.
Unazën, të cilën ia kishte dhuruar bashkëshorti i saj kur i propozoi për martesë, e kemi parë për herë të fundit në një postim në Snapchat.
Vetë ajo ka rënë dakort me kritikët të cilët kanë thënë se Kim i ka tërhequr vetë hajdutët, me postimet që bën në rrjete sociale.
Ajo me sa duket ka vendosur të marrë një muaj pushim si dhe të ndryshojë postimet që bën në rrjete sociale.

Advertisement