Era Istrefi në Eurovision?

Blogu i njohur “Wiwi blogs” i cili komenton lidhur me festivalin europian të këngës, Eurovision, ka shkruar se Era Istrefi është kandidatura e duhur që duhet të përfaqësojë Shqipërinë.
Në një artikull të blogut komentohet lidhur me rezultatet e Shqipërisë në këto vite në festival duke hedhur propozimin se në 2017-ën gjërat duhet të ndryshojnë, ndoshta duke zgjedhur Erën si përfaqësuese.
Wiwi blogs përmend suksesin e padiskutueshëm të hitit të saj “Bonbon” si dhe bën një biografi të shkurtër të këngëtares, duke e krahasuar atë me Rihanna-n dhe Sia-n.
“Me një stil të ngjashëm me Zara Larsson, Margaret dhe Rihanna, Era është pozicionuar mes yjeve (femra) të muzikës pop, reggae dhe R&B. Ajo është cka i nevojitet Shqipërisë”, shkruhet në artikull.

Advertisement