Ashton Kutcher ka treguar gjininë e fëmijës së tij të dytë, pa dashje!

Ashton Kutcher ka dhënë disa shenja për të treguar gjininë e fëmijës së tij të dytë me bashkëshorten Mila Kunis.
I ftuar në emisionin “Today”, 38-vjecari ka treguar se ata janë në pritje të një djali.
Aktori duke folur për vajzën e tyre 2-vjecare ka thënë: “Ajo tregon barkun e Mila-s dhe thotë “vëllai”, tregon barkun tim dhe thotë “birrë””.
Kutcher ndërkaq ka treguar se ndihet pak në merak sepse nuk e di se si do ta përballojë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë.
Kunis ka treguar për shtatëzaninë e saj të dytë në Korrik të këtij viti.

Advertisement