Kim Kardashian ja ka kaluar të gjithëve sa i përket dhuratave që ka marrë për Krishtlindje.
Bashkëshorti i saj, Kanye West, i ka bërë plot 150 dhurata, të paketuara me letra në ngjyrë të errët, dhe mes të cilave ishin edhe një fustan Louis Vuitton si dhe një kostum Prada.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kim në aplikacionin e saj, ku thotë se Kanye ka dërguar asistenten e tij në Itali, ndërsa dhuratat i ka zgjedhur nëpërmjet Skype-it.
Por ndryshe ka reaguar mamaja e saj e cila i ka thënë Kim-it se është shumë e llastuar.
“Kam gjashtë muaj që nuk bëj shopping për vete dhe Kanye-t i duhet të merret me mua cdo ditë”, ka qenë përgjigjia e saj.