Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED, Veliaj: Vit i Ri, sinjalistikë e re

Bashkia e Tiranës ka instaluar semaforë LED në disa kryqëzime kryesore në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” thekson se, kjo do të sjellë më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët.

Advertisement

“Vit i Ri, sinjalistikë e re! Bashkia e Tiranës instalon semaforët LED! Shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët”, shkruan Kryebashkiaku Veliaj në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa foto nga instalimi i semaforëve LED.