Pas intervistës tek The Ellen Show, ku Kim shpjegoi situatën dhe çfarë mendonte për skandalin e tradhëtisë së Tristan ndaj Khloe, tashmë ylli i KUWTK mori një vendim.
Kjo sigurisht lidhet me rrjetet sociale. Kim nuk e ndjek më Tristan në rrjete sociale dhe pas kësaj të njejtën gjë ka bërë edhe Tristan.
Dy kunetërit duket të kenë një marrëdhënie disi “të tensionuar” me njëri- tjetrin kohët e fundit dhe Khloe ndodhet në mes të gjithë kësaj.
Tani ngelet të marrim vesh ç’po ndodh mes Khloe dhe Tristan.